2x Nein zum Angriff auf das Mietrecht

Më 24 nëntor 2024: 2 x JO për lehtësimin e përjashtimit dhe rritjen e mëtejshme të qirave

Qiratë në Zvicër po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Që nga viti 2009, ato janë rritur me 24%! Tani po na kërcënon një rritje akoma më e madhe e qirave. Më 24 Nëntor, ne do të votojmë për dy propozime: lehtësimi i ndërprerjes së kontratës (së qirasë) për përdorim personal dhe vështirësimi i nënqirave. Të dy propozimet synojnë të dobësojnë të drejtat e qiramarrësve. Qëllimi: të bëhet më i lehtë largimi i qiramarrësve nga banesat e tyre, për të rritur më pas qiratë edhe më shumë. Me ndryshimin e ligjit bëhet e mundur që:

Kjo nuk duhet lejuar! Prandaj, 2 x JO më 24 Nëntor!


Informoni Fqinjët Tuaj!

Për të siguruar që sa më shumë njerëz të shkojnë të votojnë në këtë votim kaq të rëndësishëm, shkarkoni Letrën për fqinjët dhe shpërndajeni atë kudo, në kutitë postare të fqinjëve tuaj, ose ngjiteni në hapësirat e përbashkëta, si: shkallët, ashensori ose lavanteritë.
Edhe një gjest i vogël mund të bëjë ndryshime të mëdha!

Ja sa e thjeshtë është:

  1. Shkarkoni letrën.
  2. Shtoni një mesazh personal, nëse dëshironi.
  3. Shpërndajeni letrën në lagjen tuaj ose e ngjisni atë në një vend të dukshëm.

Dhe mos harroni: ndajeni këtë link (vegëz) ose letrën drejtpërdrejt me të njohurit dhe familjarët tuaj, që edhe ata të mund t’i inkurajojnë njerëzit në rrethin e të njohurve të tyre, të shkojnë dhe të votojnë.

shkarkoni Letrën për fqinjët.


Mund të votoni? → Votoni!

Nuk mund të votoni? → Informoni të tjerët, shpërndani!

Udhëzime: Si të votoni saktë:

  1. Merrni zarfin e votimit dhe hapeni me kujdes. Ju lutemi mos e hidhni zarfin. Do t’ju duhet ende për të kthyer dokumentet.
  2. Në zarfin tuaj të votimit duhet të gjenden dokumentet e mëposhtme:

3. Merrni fletët e votimit për votimin kombëtar. Aty do të gjeni dy propozime:

Për të dyja këto propozime, duhet të votoni domosdoshmërisht JO.

Në varësi të kantonit ku jetoni, mund të ketë edhe votime lokale. Plotësojini edhe ato fletë votimi.

  1. Vendosini fletëvotimet e plotësuara në zarfin e vogël dhe mbylleni. Nëse në kantonin tuaj nuk ka zarf të vogël, vendosini fletëvotimet e plotësuara në zarfin e madh.
  2. Nënshkruani kartën tuaj të së drejtës së votës dhe vendoseni në zarfin e madh së bashku me zarfin e vogël.
  3. Kontrolloni që adresa e komunës suaj të jetë e dukshme në dritaren e zarfit. Pastaj mbylleni zarfin.
  4. Dërgojeni zarfin në komunën tuaj. Mund ta hidhni zarfin në çdo kuti postare deri të martën, 19 nëntor 2024. Nëse jeni vonë, duhet ta dorëzoni zarfin direkt në komunën tuaj në mënyrë që të arrijë në kohë.